Liga Arabe, pro bisedimeve Izrael-Palestinë

18/07/2013 09:15

Liga Arabe i dha “bekimin” e saj planit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, për rifillimin e bisedimeve midis Izraelit dhe Palestinës.

Mbështetja publike u komunikua në një takim midis Kerryt dhe anëtarëve të Ligës Arabe, zhvilluar në Jordani.

Aktualisht, Kerry është në udhëtimin e tij të gjashtë në Lindjen e Mesme në pak muaj, çka tregon edhe fokusin e veçantë të Uashingtonit në këtë rajon gjatë këtij mandati të dytë të Obamës.

Bisedimet e drejtëpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës u ndërprenë dy vjet më parë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me çështjen e vendbanimeve.

Megjithatë, pas ndërmjetësimit me të dy palët, Kerry e cilësoi veten si “shpresëplotë”, për rifillimin e këtyre negociatave delikate.

”Diferencat janë ngushtuar ndjeshëm midis qëndrimeve të izraelitëve dhe palestinezëve në këto muajt e fundit”, shtoi Sekretari i Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA