Korea-Panamasë: Lironi anijen e ekuipazhin

18/07/2013 02:20

Korea e Veriut u ka dërguar një mesazh autoriteteve panameze, të cilët kanë konfiskuar një anije mallrash, që transportonte sheqer dhe armë: Lironi anijen dhe lini ekuipazhin të largohet!

“Autoritetet investigative të Panamasë sulmuan në mënyrë të pakujdesshme dhe arrestuan kapitenin dhe ekuipazhin e anijes, duke vetëdeklaruar si shkak ‘hetimin për drogë’. Ata kërkuan mes mallrave dhe nuk zbuluan asnjë gjurmë droge”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme koreano-veriore, përmes agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, të mërkurën.

“E megjithatë, ata ende po justifikojnë aktin e tyre të dhunshëm, duke u kapur pas një tjetër lloj ngarkese në bordin e anijes. Ngarkesa nuk është asgjë tjetër, veçse disa armë të vjetra, që do të rikthehen në Kubë pasi të riparohen, sipas një kontrate legjitime”.

Sipas raportimeve të medias shtetërore, zëdhënësi e përshkroi incidentin si një “çështje aspak normale”.

“Autoritetet panameze duhet të ndërmarrin një hap, për të lejuar pjesëtarët e ekuipazhit të arrestuar dhe anijen të largohen pa vonesa të mëtejshme”, citohet të ketë thënë zëdhënësi, nga KCNA.

Dy diplomatë koreano-veriorë shkuan në bordin e anijes për inspektime, të mërkurën, të shoqëruar nga ministri i Brendshëm i Panamasë dhe kreu i antidrogës, tha Mario Moreno, kreu i portit të Colon-it.

Por, Panamaja nuk ka treguar asnjë shenjë se do të ndalë hetimet, mbi ato që sipas tyre ishin armë ushtarake të padeklaruara, të fshehura në bordin e anijes koreano-veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA