Arrestohet ish-shefi i CIA-s në Milano

18/07/2013 00:00

Një ish-shef i stacionit të CIA-s në Itali, i dënuar nga drejtësia italiane për rrëmbimin e një të dyshuari për terrorizëm, është arrestuar në Panama.

Robert Seldon Lady ishte dënuar në mungesë me nëntë vite burg për përfshirjen e tij në rrëmbimin e një kleriku egjiptian në Milano në vitin 2003.

Kleriku, i njohur me emrin Abu Omar, dyshohet se u dërgua me një avion në Egjipt ku u torturua nga agjentët amerikanë.

Agjenti Lady ishte dënuar bashkë me 22 shtetas të tjerë amerikanë për rolin e tij në “interpretimin e jashtëzakonshëm”, por drejtësia italiane deri më sot kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar vetëm për të.

Sipas raportimeve të mediave italiane, agjenti sekret u arrestua në afërsi të kufirit mes Panamasë dhe Kosta Rikës.

Rasti i Milanos ishte i pari që kishte të bënte me një “interpretim të jashtëzakonshëm”, siç njihet ndryshe praktika e CIA-s për të transferuar të dyshuar në vende ku tortura lejohet.

22 agjentët e CIA-s, përfshirë këtu zotin Lady, si dhe një pilot i forcave ajrore amerikane u dënuan në vitin 2009 në mungesë dhe dënimi i tyre u rikonfirmua vitin e kaluar.

Top Channel