Demokratët e Senatit amerikan kanë rënë dakord të mos detyrojnë një ndryshim historik në rregullat e Dhomës së Përfaqësuesve, nëse republikanët do të ndalen së bllokuari disa nga nominimet e presidentit Barack Obama, në agjencitë federale.
Demokratët kanë kërcënuar se do të ndalnin një taktikë të njohur si obstruksioniste apo pirate, e cila është përdorur nga të dyja palët përgjatë viteve, për të bllokuar nominimet e Shtëpisë së Bardhë.
Senati ka hapur tashmë rrugën për zgjidhjen e nominimeve të para të mbetura pezull. Në Amerikë, shumë veta i frikësoheshin faktit që, një ndryshim i tillë i rregullores, do ta bënte politikën amerikane akoma e më shumë të hidhur.
Kjo sjellje do të ishte përdorur gjithashtu kundër demokratëve, nëse republikanët do të rimarrin mazhorancën në Senat, në zgjedhjet e ardhshme.
Dhoma votoi 71-29 gjatë së martës, për të çuar përpara votën për konfirmim të Richard Cordray, si kreu i Byrosë Financiare të Mbrojtjes së Konsumatorit, një agjenci relativisht e re.
Obama e emëroi fillimisht zotin Cordray për këtë post në korrik 2011, por republikanët kanë bllokuar nominimin e tij për shkak të koncensioneve të gabuara dhe mënyrës se si po funksionon agjencia.
Top Channel