“Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane
Një prej funksionarëve më të lartë të administratës italiane paraqiti dorëheqjen, pas skandalit të ekstradimit në Kazakistan të një disidenti të kërkuar nga autoritetet e ish-Republikës Sovjetike.
Shefi i stafit të Ministrisë së Brendshme, Giuseppe Procaccini, paraqiti dorëheqjen, pasi incidenti rrezikon qëndrueshmërinë e koalicionit aktual qeverisës.
Mediat italiane e akuzuan atë se u takua me disa zyrtarë kazakë, pak ditë përpara se të lejohej ekstradimi.
Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, tashmë përballet me një votëbesim në Senat, ditën e premte.
I ekstraduari, oligarku Mukhtar Ablyazov kishte kërkuar mbrojtje në Itali pasi konsiderohej si një kundërshtar i qeverisë kazake.
Megjithatë, së bashku me familjen ai u rikthye në Kazakistan, ku fati i tij mbetet i panjohur.
Ndërkohë, autoritetet italiane thirrën ambasadorin e Kazakistanit në vend, për të dhënë shpjegime zyrtare në lidhje me ngjarjen.
Top Channel