Itali, shpëtohen 350 klandestinë

17/07/2013 00:00

Brenda 24 orëve, rojet bregdetare në Itali kanë diktuar tre anije
emigrantësh në vështiresi e kanë shpëtuar me shumë se 350 klandestinë.

Pamjet e publikuara prej tyre tregojne nje numer te madh te ardhurish ne bordin e mjeteve te guardia costiera-s, nje pjese e te cileve jane te mbuluar me batanije termike.

Emigrantet e gjetur ne det u derguan ne ishullin jugor sicilian te Lampeduzes. Nje prej anijeve kishte 95 klandestine, 15 nga te cilet gra. Ne bordin e nje tjetre gjendeshin 65 burra te ardhur nga Egjipti; 27 prej tyre ishin minorene. Qendra e pritjes se emigranteve ne ishullin e vogel ka nje kapacitet prej 300 personash, por strehon mbi 1.000. Godina eshte ne prag rrenimi, thote Valeria Carlini, zedhenese e keshillit italian per refugjatet.

Keta njerez mund te qendrojne ketu edhe per 6 muaj, nuk ka nje afat maksimal dhe kjo duhet te ndryshoje. Afersia me veriun e Afrikes e ka kthyer Lampeduzen ne nje nyje te rendesishme per klandestinet qe vijne nga deti. Disa prej tyre kerkojne azil ne Itali, ndersa te tjere e shohin si vendmberritje nga ku te largohen me pas drejt shteteve te tjera europiane per te kerkuar pune.

Top Channel