
Vdekja e të paktën 20 femijëve në Bihar të Indisë, ka shkaktuar indinjatë në popull e protesta.
Dhjetera vete dolën në rrugët e Chhapras duke duke qelluar me gure stacionin e policise e duke i vene zjarrin automjeteve ne rruge. Fëmijet e moshes nga 8 deri ne 11 vjeç u semuren pasi kishin ngrene ne mensen e shkolles se tyre oriz, soje e bishtaja. Me dhjetera nxenes te tjere jane shtruar ne spital me shenja te qarta te helmimit nga ushqimi.
Shkolla ne Chhapra ofroi vakte gratis ne kuader te programit “skema e ushqimit te mesdites ne shkolle”, i dyti me i madh i ketij lloji ne bote e qe perfshin rreth 120 milione femije.
Sipas ministrit indian te Arsimit, Pallam Raju, mes te vdekurve eshte edhe kuzhinjeri. Bilanci fillestar i jeteve te humbura ishte 8, e me pas u rrit ne 20. Shkaku i sakte i vdekjeve pritet te sqarohet nga rezultatet e autopsive si dhe analizat qe i jane bere kampioneve te marra nga ushqimet e konsumuara ne shkolle. besohet megjithate se me ushqimin mund te jete perzjere ndonje substance toksike. Autoritetet kemengulin megjithate se behet fjale per nje episod te izoluar.
“Çeshtja do te hetohet dhe do te merren masa te ashpra, fajtoret nuk do t’i shpetojne ndeshkimit. Megjithate duhet te theksoj se nuk kemi te bejme me ngjarje sistematike. Ky helmim eshte nje incident lokal”, tha Parveen Amanullah, minister i Çeshtjeve Sociale, shteti Bihar.
Tre nga 26 femijet e shtruar ne spital jane ne gjendje kritike per jeten. Familjeve te femijeve qe nderruan jete nga incidenti fatkeq, u jane ofruar 200.000 rupi apo 3,400 dollare amerikane.
Top Channel