Britani, aprovohet drafti për martesat gay

17/07/2013 03:55

Projektligji që lejon martesat e çifteve të së njëjtës gjini në Angli dhe Uells ka kaluar pengesën e fundit në Parlament.

Drafti i miratuar nga qeveria pritet tashmë të marrë pëlqimin mbretëror, pas të cilit pritet të kthehet në ligj në fund të kësaj jave.

Lidershipet e Konservatorëve, Laburistëve dhe Liberal-Demokratëve kanë mbështetur së bashku draftin, pasi lordët kishin aprovuar ndryshimet gjatë ditës së hënë.

Pritet që ceremonitë e para mes gay-ve dhe lesbikeve të mbahen verën e vitit të ardhshëm.

Sipas kushteve të projektligjit për martesën e çifteve homo, organizatat fetare do të duhet të zgjedhin për ofrimin e dasmave, pasi Kisha e Anglisë dhe ajo në Uells janë ndaluar nga ligji, për ta bërë diçka të tillë.

Ligjvënësit vendosën të mos kundërshtonin një numër të vogël ndryshimesh, të rëna dakord nga Dhoma e Lordëve. Mes tyre ishin mbrojtjet për çiftet transeksualë, sipas të cilëve njerëzit janë të lejuar të ndryshojnë gjini dhe të mbeten të martuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA