Një varkë, që kishte sipër 150 të dyshuar si azilkërkues, është mbytur në Christmas Island të Australisë, teksa 4 persona janë konfirmuar të vdekur.
Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare bëri të ditur se dy anije detare shpëtuan 144 persona nga uji. Ato shoqëruan gjithashtu varkën deri në një qendër paraburgimi, në ishullin australian, por anija u përmbyt gjatë rrugës.
Shumë azilkërkues po përpiqen të shkojnë drejt ishullit, duke shpresuar më pas të transferohen në tokën australiane. Christmas Island ndodhet rreth 2575 km në veri-perëndim të Australisë.
Doganierët thanë se kanë pezulluar tashmë përpjekjet për shpëtim, pasi nuk ka më shenja jete. Anijet detare u përpoqën në fillim të ngjisnin në bord varkës, por moti i keq i pengoi përpjekjet e tyre.
Varka u përmbys më pas rreth 70 milje detare nga Christmas Island.
Top Channel