Vendbanimet, Izraeli kundër BE-së

16/07/2013 16:05

Izraeli dënoi ashpër një ligj të ri të miratuar nga Parlamenti Europian, i cili ndalon financimin e projekteve në territoret e pushtuara nga Izraeli që prej luftave të Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Duke nisur nga viti 2014, Brukseli nuk do të financojë apo të lidhë marrëveshje me kompani që kanë fokus të aktivitetit të tyre Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Lartësirat e Golanit.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Silvan Shalom, i konsideroi këtë hap të Bashkimit Europian si një “gabim të madh”.

Nga ana e tij, zyrtari palestinez, Hanan Ashreëi mirëpriti ligjin, duke e konsideruar is një “hap domedhënës”.

Me këtë ligj të ri, çdo kompani apo projekt izraelit, që kërkon financim apo bashkëpunim me BE-në, duhet të firmosë një klauzolë nëpërmjet të cilës zotohet se nuk do të veprojë në territorin e pushtuar.

Aktualisht, bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Palestinës mbeten peng i zgjerimit të vendbanimeve të kolonëve hebre, që prej vitit 2010.

Ndonëse të paligjshme në këndvështrimin e ligjit ndërkombëtar, Izraeli vazhdon ndërtimin e ndërtimeve me arsyetimin se toka e pushtuar i takon Izraelit, si dëmshpërblim për agresionin që iu imponua nga një koalicion forcash arabe në vitin 1967.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA