SHBA, inflacioni rritet në 1,8%

16/07/2013 15:50

Inflacioni i dollarit amerikan u rrit në 1,8% në muajin qershor, ndikuar nga rritja e çmimeve të naftës, transportit dhe shërbimeve në SHBA.

Një rritje e tillë prej 0,5% në një muaj është shqetësuese për Rezervën Federale, e cila luan një rol të ngjashëm me Bankat Qëndrore në vendet e tjera.

Megjithatë, për momentin, inflacioni vazhdon të mbetet në kufirin e vendosur në 2%.

Ekonomia amerikane është duke u rritur më shpejt se ajo e Europës, por papunësia ka sjellë një presion për ngrirjen e pagave, duke ngurtësuar gjithashtu potencialin e forcës blerëse.

Diçka e tillë ka sjellë si efekt që për shumicën e bizneseve të jetë e pamundur të rrisin fitimet e tyre nëpërmjet rritjes së kostos së produkteve që tregëtojnë, çka ka dëmtuar rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA