Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, është duke ndjekur nga afër stërvitjen më të madhe ushtarake të vendit që në kohën e Bashkimit Sovjetik.
Në total, në këto manovra gjigante janë përfshirë 160 mijë trupa.
Stërvitja, e cila po zhvillohet në skajin më lindor të vendit, zhvillohet me synimin e rritjes së kapaciteteve luftarake ruse dhe gatishmërisë së reagimit në situata të papritura.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Anatoly Antonov, theksoi se manovrat nuk i adresohen konkretisht asnjë vendi në veçanti.
Antonov shtoi se “Moska synon të krijojë marrëdhënie sa më të forta miqësore me të gjithë fqinjët”, ndërsa saktësoi se i janë dërguar të dhëna të detajuara për këto stërvitje Kinës, për të mos alarmuar Pekinin për disa manovra që do të kryhen pranë kufirit të përbashkët.
Ushtria ruse është aktualisht duke realizuar një rinovim të armatimit të saj dhe këto stërvitje, që simulojnë përgjigjen ndaj një agresioni ndaj Federatës Ruse dhe zgjasin deri në 20 korrik, do të shërbejnë gjithashtu për të vlerësuar kapacitetet e një sërë armësh të reja.
Top Channel