Në një shfaqje të rrallë dhe të ngrohtë, ish-presidenti George H. W. Bush u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, të hënën.
89-vjeçari ndodhej atje për të dorëzuar çmimin e 5000-të të fondacionit të tij “Pikat e dritës”, por festa njohu gjithashtu edhe trashëgiminë e bamirësisë dhe altruizmit të presidentit të 41-të.
Në fjalimin e shkurtër, Bush, i cili vjen pas një qëndrimi të gjatë në spital gjatë fundvitit të kaluar dhe është kufizuar nga një karrige me rrota, falënderoi presidentin Barack Obama për mikpritjen e tij. “Është si të shkonim në shtëpinë tonë, për Barbara-n dhe mua”.
Presidenti Barack Obama kreditoi Bushi-n 89-vjeçar me nxitjen e një “lëvizjeje kombëtare” për të vazhduar më tej vullnetarizmin dhe shërbimin në komunitet, teksa presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara u bashkua me Obama-n në skenë.
“Ju keni përshkruar për ne ato mijëra pika drite. Të gjithë njerëzit dhe organizatat e shpërndara anembanë kombit ngjajnë me yjet, që ndriçojnë jetët e atyre që kanë përreth”, tha Obama në Shtëpinë e Bardhë. “Por, duke pasur parasysh përuljen, që karakterizoi jetën tuaj, dyshoj se është akoma më e vështirë për ju, të shihni diçka kaq të qartë te gjithsecili përkrah jush, dhe kjo është për shkak të rrëzëllitjes suaj”.
“Në emër të gjithsecilit prej nesh, më lejoni të them se, ne jemi me siguri një komb më i sjellshëm dhe më i butë falë jush, ndaj dhe nuk mundemi t’iu falënderojmë mjaftueshëm”, shtoi Obama.
Neil Bush, një nga djemtë e ish-presidentit, falënderoi më pas Obama-n për fjalimin e tij, duke i konsideruar presidentin aktual dhe Zonjën e parë të Amerikës si “pikat e dritës” së vet amerikanëve.
Top Channel