Kerry, vizitë në Lindjen e Mesme

16/07/2013 00:00

Mes tensioneve në rritje në Egjipt dhe përkeqësimit të situatës në Siri,
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry udheton sërish drejt Lindjes së
Mesme.

Pershkallezimi i gjendjes ne rajon kercenon te erresoje perpjekjet e tij per rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze te paqes. rrugetimi i shefit te diplomacise amerikane nis kete here me jordanine ku do te takohet me zyrtare te liges arabe per te diskutuar zhvillimet ne Egjipt dhe krizen siriane ne kohen kur regjimi i Bashar Al Assadit duket se ka krijuar persi te qarte ndaj opozites.

Në axhenden e Kerry-t kete radhe, nuk jane territorret palestineze e as ato izraelite, edhe pse burime nga Departamenti i Shtetit pohojne se kryediplomati mund te takohet me perfaqesues nga te dyja palet ne Aman, e mbase dhe me presidentin e autoritetet palestinez Mahmud Abaz. Por kete perqendrim te Kerry-t tek çeshtja e paqes izraelito-palestineze, disa eksperte e shohin si enigmatikë e çorientues.

Top Channel