Egjipt, sërish protesta të përkrahësve të Morsit

16/07/2013 04:05

Qindra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Morsi, janë përplasur me forcat e sigurisë në Kajro. Policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit, disa prej tyre qëlluan me gurë, gjë që bllokoi përkohësisht një rrugë kryesore drejt kryeqytetit.

Përplasjet erdhën pasi një i dërguar special i SHBA-ve tha se Egjiptit i është dhënë një “shans i dytë” për të krijuar demokracinë. Ai u takua me liderët e përkohshëm të Egjiptit, por u snobua nga grupe kyçe, përfshi Vllazërinë Muslimane të ish-presidentit Morsi.

Përleshjet e së hënës u shkaktuan kur qindra protestues të irrituar bllokuan urën kryesore “6 tetori”, që më pas u hap pa raportime për të vdekur.

Më herët, turma të mëdha demonstruesisht pro-Morsi u mblodhën jashtë xhamisë Rabaa al-Adawiya, ku po numërojnë orët deri në rikthimin e Morsit president, si dhe në Universitetin e Kajros.

Disa prej tyre thirrën “Largohu Sisi!”, duke iu referuar kreut të forcave të armatosura, gjeneralit Abdel Fattah al-Sisi, i cili mbikqyri përmbysjen e Morsit.

Zyrtarë thanë se disa militantë të dyshuar islamikë sulmuan një autobus me punëtorë të një fabrike çimentoje, në veri të Sinait, duke vrarë 3 persona e plagosur 14 të tjerë.

Komentet e të dërguarit amerikan erdhën në një moment, kur korrespondentët thonë se po shpërthen një antipati e gjerë mes egjiptianëve, të të dyja palëve të përçara, drejt SHBA-ve, që ofron afro 1,5 miliardë dollarë ndihma, kryesisht ushtarake, çdo vit për Egjiptin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA