Tiranë, vritet 50-vjeçari

15/07/2013 00:00

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi dje në mbrëmje në Tiranë, ku një person u ekzekutua në hyrjen e një pallati pranë gjimnazit Partizani.

Burime të policisë thanë se viktima quhet  Edmond Dervishi, rreth 50 vjeç, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e ngjarjes.

Të njëjtat burime thanë se viktima u qëllua nëntë herë me pistoletë nga disa persona që udhëtonin me një automjet të markës “Mercedes” dhe që u larguan me shpejtësi nga vendi i ekzekutimit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA