Putin: SHBA bllokuan Snowden

15/07/2013 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se autoritetet amerikane ia kanë dalë mbanë të mbajnë të bllokuar në Moskë, Edward Snowden.

“Ai erdhi në vendin tonë pa asnjë ftesë. Ne s’ishim destinacioni i tij i fundit, por në momentin që ishte në fluturim, partnerët tanë amerikanë bllokuan të gjithë dokumentacionin e tij. Ata kanë ndikuar tek vendet e tjera dhe tani askush nuk e dëshiron Snowden. Në fakt, ata vetë e bllokuan atë në territorin tonë”, tha Putin.

Snowden kërkohet nga Uashingtoni për rrjedhjen e informacioneve sekrete. Putin tha se Snowden do të ishte larguar me mundësinë e parë nga Rusia, nëse do të mund të bënte dicka të tillë.

Ish-kontraktorit të shërbimeve inteligjente të Shteteve të Bashkuara, i është ofruar azil në disa vende në Amerikën Latine, por mungesa e dokumentacioneve të nevojshme, e pengojnë atë që të kalojë zonën tranzitore në aeroportin e Moskës.

Presidenti Putin refuzoi dorëzimin e Snowden tek autoritetet amerikane, ndërsa deklaroi se ai mund të qendrojë në Rusi, vetëm nëse ndalon së publikuari informacionet sekrete të SHBA.

Kreu u Kremlinit tha se ka shenja “për një ndryshim qendrimi të Snowden”, megjithëse dëshira e tij nuk është qendrimi në Rusi, por një tjetër vend.

Top Channel