Kinë, ngadalësohet rritja ekonomike

15/07/2013 00:00

Rritja ekonomike e Kinës pëson një tjetër ngadalësim. Periudha
prill-qershor shënoi të dytin tremujor radhazi të një ekspansioni më të
dobët. E përkthyer ne shifra, ekonomia e dyte me e madhe e botes pesoi
nje rritje me 7,5% krahasuar me nje vit me pare, me e ulet se 7,7
perqindeshi qe karakterizoi periudhen janar-mars.

Keto te dhena megjithate ishin ne nje linje me pritshmerite e eksperteve. ata thone se pas dekadash te tera rritjeje te pandalshme, autoritetet kineze duken te gatshme te panojne nje ngadalesim te ritmit. Ne krijimin e kesaj situate, kane kontribuar te dhenat e dobeta te tregtise dhe nderhyrjet per te frenuar kredidhenien.

“Prodhimi i brendshem bruto i Kines ka 5 tremujore qe mbetet nen nivelin 8%, nje shenje kjo e qarte stresi. Tkurrja e mprehte e rritjes dhe luhatjet e fundit ne tregjet financiare tregojne nje shtim te riskut si ne sektorin financiar, ashtu dhe ne ate te mallrave”, tha Ren Xianfang, IHS Global Insight.

Zvogelimi i ritmit te rritjes se Kines dhe ekonomive te tjera te rendesishme mund te ndikoje ne ngadalesimin e ekonomise globale, ndersa perendimi vazhdon rimekembjen e tij. Megjithate, rritja ne nje rruge me te avashte por te qendrueshme nuk nenkupton domosdosherisht nje fenomen negativ, thone ekspertet.

Shume varet nga natyra e ngadalesimit. Lideret kineze vazhdojne te perserisin se qellimi i tyre afatgjate eshte ribalancimi i ekonomise nga mbivaresia ndaj eksportereve dhe investimeve, duke u fokusuar ne vend te kesaj tek nxitja e shpenzimeve konsumatore.

Top Channel