Irak, sulme me bombë, 15 të vdekur

14/07/2013 21:20

Sulmet e fundit me bomba kanë vrarë të paktën 15 persona, kryesisht në provincat shiite të Irakut, bëjnë të ditur burime nga policia dhe mjekët.

Shpërthimi më i madh ndodhi pranë selisë së një partie politike në jug-lindje të qytetit të Basra-s, duke lënë të vdekur 8 persona.

Sulmet me bomba ndoqën sulmet në orët e para të ditës, në veri të Irakut, që lanë të paktën 6 persona të vdekur.

Mes viktimave ishin edhe 2 policë, të qëlluar për vdekje në qytetin e Mosul-it, në një provincë kryesisht sunite, atë të Nineveh.

Dhjetra njerëz janë plagosur gjithashtu në sulmet e fundit të së dielës.

Burime policore thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press, se shpërthimet ndodhën vetëm pak para iftarit të pasdites, i cili i jep fund agjërimit ditor gjatë muajit të Ramazanit.

Sulmet përfshijnë objektiva në Karbala, Nasiriya dhe 6 në Musayyib.

Të shtunën, të paktën 21 vetë ndërruan jetë nga sulmet me bomba, në dy xhami sunitësh në kryeqytetin Bagdad.

Ato shpërthime shënjestruan besimtarët, të cilët ishin mbledhur për t’u lutur për thyerjen e agjërimit gjatë muajit të Ramazanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA