
Për të kuptuar sesa është numri i rasteve të pashqyrtuara të emigrantëve
që jetojnë në Britani do të mjaftonte krahasimi, se me ata që janë
regjistruar zyrtarisht, do mund të mbushej stadiumi i Uemblit gjashtë
herë.
Nje numer shume i madhe emigrantesh jetojne ne te zeze dhe keta nuk perfshihen ne keto shifra alarmante. Sipas nje komiteti te Parlamentit britanik qe keto dosje te mund te shqyrtohen me rritmin e aktual, pa shtuar te tjera, do te duhen 37 vjet per t’u perfunduar.
Edhe pas reformimit te Agjensise se Emigracionit, drejtoresha e pergjithshme e Seksionit te Emigracionit dhe Vizave Britanike, siç quhet tashme, ka deklaruar se Sherbimi i emigracionit kurre nuk do te mund te vihet ne rrugen e mbare.
Britania prej dekadash eshte shnderruar ne nje vend te preferuar per emigrantët dhe refugjatët nga mbare bota per shkak edhe te sistemit te kujdesit dhe ndihmave sociale dhe perfitimeve qe ata marrin apo edhe mundesive per punesim.
Ka pasur here pas here amnisti nga qeveri te ndryshme, por problemet mbesin te njejta, duke u shnderruar edhe ne çeshtje perplasjesh politike.
Ka pasur zera serish kohet e fundit edhe nga deputete te Kryeministrit aktual per amnisti per emigrantet, por qe nuk jane mbeshtetur nga Qeveria.
Nderkohe levizja pa viza ne zonen e Shengenit ka bere qe edhe shume shqiptare te mbërrijne ne vendet ne kufi me Britanine dhe shume prej tyre arrijne te kalojne ilegalisht, ku nje pjese e tyre regjistrohen ne zyrat e emigracionit dhe nje numer jo i vogel preferojne te qendrojne ne te zeze.
Top Channel