SHBA: Jepini fund arrestimit të Morsit

13/07/2013 01:20

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje ushtrisë egjiptiane të lirojnë ish-presidentin Mohammed Morsi, teska protestat kanë vazhduar edhe gjatë të premtes së parë të Ramazanit.

Apeli i bëri jehonë një tjetër thirrjeje të ngjashme, disa orë më parë, nga Gjermania.

Islamiku Morsi, i cili u rrëzua nga posti i presidentit javën e kaluar pas ndërhyrjes së ushtrisë, është mbajtur prej atëherë në kushte “të sigurta”, por në një vendndodhje të panjohur.

Dhjetra njerëz kanë vdekur nga ai moment, në përplasjet mes demonstruesve pro dhe kundër Morsit.

Mbështetësit e tij u mblodhën sërish me dhjetra mijëra në lindje të Kajros, të premten, e para e këtij muaji Ramazani, duke kërkuar sërish rikthimin e tij në detyrë. Ndërsa kundërshtuesit e tij, demonstratat e të cilëve çuan në rrëzimin nga ushtria të një jave më parë, u mblodhën më të paktë, në sheshin Tahrir.

Washington-i kishte shmangur deri më tani thirrjet publike për lirimin e Mohammed Morsi, duke i bërë të ditur ushtrisë egjiptiane vetëm faktin se duhet të ndalte arrestimet arbitrare.

Por, pasi Gjermania tha se Morsi duhej të lirohej nga arresti shtëpiak, SHBA-të dolën në skenë, me një thirrje të drejtpërdrejtë.

Të premten, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte nxitur autoritetet egjiptiane t’i jepnin fund ndalimit të Morsit dhe të lejonin organizatat ndërkombëtare, si Kryqi i Kuq, të kontaktonin me të.

E pyetur nëse SHBA-të ishin dakord me kërkesën për lirimin e Morsit, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, tha për reporterët: “Po, jemi plotësisht dakord”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA