SHBA, dorëhiqet sekretarja e Sigurisë

13/07/2013 00:00

Sekretarja amerikane e Sigurisë Kombëtare, Janet Napolitano do të japë dorëheqjen për të drejtuar Universitetin e Kalifornisë.

Nuk është ende e qartë se kush do ta zëvendësojë atë në këtë post, i treti më i rëndësishmi në administratën amerikane me një mandat të gjerë që përfshin emigracionin dhe menaxhimin e krizave.

Ish-guvernatorja e Arizonës, një nga zërat më të fortë për reformen e emigracionit, pati një rol të rëndësishëm për t’i raportuar Kongresit dhe publikut sulmin me bomba në maratonën e Bostonit.

Presidenti Barack Obama, në një komunikim me Napolitano, e falenderoi atë për punën e palodhur, raportojnë mediat amerikane online.

Top Channel