Të rrezikosh jetën në krye të detyrës

12/07/2013 00:00

Devotshmëria në detyrë është e rëndësishme, të paktën për një polic trafiku në Kinë i cili rrezikoi jetën e tij vetëm për të kontrolluar dokumentacionin e një taksie në provincën veri-perëndimore të Lanzhout.

Polici kërkoi të ndalonte një taksi për të kontrolluar dokumentacionin. Por kur drejtuesi i mjetit nuk iu përgjigj thirrjeve të tij, atëherë oficeri vendos të hidhet mbi pjesën e përparme të autoveturës dhe të qendrojë i varur aty.

Në përpjekje për të larguar atë, shoferi frenon një moment, zbret nga automjeti dhe e tërheq policin, e më pas futet sërish në timon. Punonjësi i vendosur hidhet sërish mbi makinë. Këtë herë, drejtuesi nuk ndalon më, por me policin mbi makinën e tij udhëton për disa kilometra, deri kur kapet nga policia.

Ai u përpoq t’i shpëtonte kontrollit policor për mungesë të dokumentacionit për të punuar në shërbimin taksi. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuza më të rëndë që mund ta mbajnë muaj e deri në vite burgim.

Top Channel