Talebanët pakistanezë me rebelët

12/07/2013 15:30

Shqetësimi për përfshirjen e grupeve radikale fetare në luftën civile siriane mori përmasa të reja ditën e premte, pasi talebanët pakistanezë shpallën rreshtimin e tyre përkrah forcave kryengritësve që luftojnë presidentin Bashar al-Assad.

Përfaqësues të talebanëve vizituan Sirinë gjatë ditës, për të diskutuar mundësinë e “ngritjes së një baze ku të baxhohet xhihadi”, siç tha një zyrtar i tyre për “BBC”.

Përfaqësuesi i talebanëve shtoi se është ngritur struktura që talebanë pakistanezë, ish-luftëtarë afganë dhe vullnetarë nga vendet e Lindjes së Mesme të përfshihen në “luftën e shenjtë”.

“Të paktën 12 ekspertë të artit luftarak dhe teknologjisë së informacionit janë dërguar në Siri në dy muajt e fundit”, shtoi ai.

Talebanët përfshihen në luftën siriane me qëllim që të mbështesin kryengritësit, që kanë grupuar kryesisht grupe sunite, të cilat luftojnë kundër qeverisë shiite të presidentit Bashar al-Assad.

Megjithatë, përfshirja e talebanëve pakistanezë rrit më shumë shqetësimin e vendeve perëndimore për marrjen e një karakteri gjithmonë e më fetar të luftës civile, që i ka kushtuar jetën mbi 100 mijë sirianëve deri tani.

Fronti i Al-Nusrës, një grupim radikal i rreshtuar përkrah kryengritësve numëron rreth 15-20 mijë luftëratë në Siri dhe ka ngjallur vazhdimisht shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin, që i konsideron një organizatë terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA