Siria “eksporton” luftën

12/07/2013 00:00

Lufta civile në Siri po shtrihet gjithmonë e më shumë drejt Libanit,
duke kërcënuar ta kthejë në vendin e rradhës që përballet me një
konflikt të brendshëm.

Qyteti verior i Tripolit eshte shembulli me i qarte i ketij rreziku. Pjese te tera te tij jane kthyer ne zona perleshjesh thuajse te perditshme mes perkrahesve sunite të rebelëve sirianë dhe alavitëve mbështetës të Presidentit Bashar al- Assad.

Rrugicat e ngushta janë një vend i mirë për t’u fshehur për snajperet dhe vendi i vetëm ku mund të kalojnë kalimtarët. Militantët sunitë qëllojnë si civilët ashtu edhe alavitet në anën tjetër të rrugës. Rreth 30 sunite kanë vënë nën kontroll rrugën Siria këto ditë, duke e quajtur veten salafistë, levizja islamiste që kërkon të vendosë ligjin e Sheriatit i cili nuk pranon fetë e tjerë dhe kufizon të drejtat e grave.

Partia pro Assadit, Demokracia Arabe, ka nje grup besnikesh te cilet sulmojnë në çdo moment me snajpera civilët sunite. Kjo parti është aleate me Iranin dhe Hezbollahun që mbështesin presidentin sirian sepse konsideron qe ai ka një rol kyç në frontin e rezistencës ndaj izraelit.

Luftimet në Tripoli janë duke u zhvilluar prej disa javësh, ndërkohë që përplasje ka patur edhe në qytetin jugor të Sidonit. Një Imam Salafist i bëri thirrje ndjekësve të tij të sulmojnë forcat libaneze dhe Hezbollahun. Si pasojë e perplasjeve të deritanishme janë shënuar disa dhjetra të vrarë dhe të plagosur.

Top Channel