Një grevë urie e të burgosurve në Kaliforni hyri të premten në ditën e saj të katërt, ndërsa 29 mijë të burgosur protestojnë kundër praktikës së izolimeve të gjata në qeli te vetmuara në burgjet e sigurisë së lartë të shtetit.
Mbi 3 800 të burgosur qëndrojnë në këto burgje në qeli personale dhe pa kontakt me pjesën tjetër të burgut, pasi dyshohet që kanë lidhje kriminale që mund të favorizohen nga kontakti social.
Me qindra të burgosur tashmë kanë mbi një dekadë që vuajnë dënimin e tyre në kushtet e këtij izolimi.
Kjo është hera e tretë në dy vitet e fundit që të burgosurit kalifornianë përfshihen në një grevë të tillë urie.
Megjithatë, solidarizimi i të burgosurve të tjerë e ka rritur në 30 mijë numrin e atyre që të hënën refuzuan ushqimin, numër që ra në 29 mijë pas të mërkurës.
Kjo është greva me pjesëmarrjen më të gjerë në historinë e shtetit të Kalifornisë.
Top Channel