Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri 50 mijë tapa plastike mund të shkaktojnë ndotje të lartë në mjedis, por
të gjitha së bashku mund të vlejnë shumë për jetën e një njeriu.
Me këtë material të riciklueshem ‘Organizata e Solidaritetit Rinor’ dhe ‘Albania Cap Project’, kanë menduar t’ju vijnë në ndihmë personave me aftësi të kufizara, para dhe tetraplegjikë. Përmes nje nisme vulletare ata kane grumbulluar sasi te medha tapash, te cilat jane barazvleresuar dhe kembyer me dy karrige me rrota.
“Nëpërmjet mbledhjes së kapakëve plastikë dhe riciklimit të tyre arrijmë të sigurojmë karroca me rrota për persona me aftësi të kufizuar. Projekti është shumë i thjeshtë, konsiston në mbledhjen e 250 kg kapakë për karrocë”, tha Derand Krasniqi, kryetari i OSR-së.
Kjo nisme ka dhe nje impakt mjedisor, pasi natyres i duhen 700 vjet per degradimin e nje tape plastike. Nderkohe qe te mbledhura keshtu ato shkojne menjehere ne ricilim. Kjo fale angazhimit te 250 te rinjve në të gjithë vendin.
“Që nga marsi deri tani ne krijuam mundësinë, nëpërmjet grumbullimeve të njëpasnjëshme, të jemi në 12 qytetet të Shqipërisë, të kemi më shumë se 250 mijë vullnetarë aktivë”, tha Mimi Barushi, koordinatore e “Albania Cap Project”.
Te rinjte parashikojne qe ne 6 muajt e ardhshem te mbledhin tapa per mundesimin e 50 karrigeve me rrota. Fondacioni Shqiptar per PAK njofton se ne listen e pritjes per t’u pajisur me karrige jane rreth 800 persona dhe se shperndarja e tyre do te behet sipas kesaj liste.
Top Channel