Pistat e aeroportit kryesor të Londrës, “Heathrow”, u mbyllën për disa orë pasditen e së premtes, duke shkaktuar vonesa të shumta në trafikun ajror, pasi motori i një “Boeing 787 Dreamliner” i “Ethiopian Airlines” mori flakë ndërsa ishte në parkim pranë një terminali.
Lajmi u raportua nga një zëdhënës i aeroportit. Fatmirësisht, në momentin në të cilin u regjistrua aksidenti askush nuk ndodhej në bordin e avionit problematik.
Në të njëjtën ditë, një avion i të njëjtit model u detyrua të realizonte një ulje urgjence në aeroportin e Mançesterit për probleme teknike të paspecifikuara.
Avioni i “Thompson Airëays” ishte në fluturim prej vetëm disa minutash, me drejtim Floridën në SHBA, kur u detyrua që të ndryshonte destinacion.
50 “Dreamliner” u detyruan të dilnin përkohësisht jashtë shërbimit në muajin janar, për shkak të verifikimit të një problemi në sistemin e baterisë së avionit.
“Boeing” ridizenjoi dhe zëvendësoi bateritë, duke e deklaruar problemin të zgjidhur në prill.
Megjithatë, ngjarja e “Heathroë” rikthehen në qendër të kritikës avionin, i cili u konceptua nga prodhuesit gjigantë amerikanë si rivali i “A380”, gjiganti i hedhur në treg nga rivali më i madh i “Airbus”.
Ndërkohë, në bursa aksionet e “Boeing” ranë me 6%, në orët pas publikimit të këtyre lajmeve, një prej rënieve më “spektakolare” të vlerës së kompanisë amerikane.
Top Channel