Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri
Ekspertiza mjekoligjore për shtatzënën, e cila ndërroi jetë para se të
lindte në maternitetin e Lezhës, do të vlerësohet nga ekspertët e
Tiranës, ndërkohë që Prokuroria e Lezhës ka marrë në pyetje mjekët, të
cilët ishin përcaktuar për të asistuar në lindjen e 22-vjeçares.
Bëhet fjalë për rastin e ndodhur dy ditë më parë në Lezhë, ku ndërroi jetë Lorena Imeri dhe familja e saj hodhi akuza ndaj mjekëve të maternitetit për neglizhencë. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lezhës, mjekët kanë mbrojtur variantin e tyre se 22-vjeçarja ka pësuar një atak kardiak, sapo ka hyrë në sallën e operacionit.
Në këto kushte, prokuroria po studion kartelën e Imerit, ndërkohë pritet që ekspertët mjekoligjorë të Tiranës të japin konkluzionet e tyre në lidhje me këtë rast. Deri tani, sipas burimeve pranë prokurorisë, nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje, pasi organi i akuzës po pret të dhënat e ekspertizës. Lorena Imeri humbi jetën nga probleme të rënda kardiake, ndërkohë që mjekët nuk arritën të shpëtojnë as jetën e saj dhe as të fëmijës, pasi ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Familja e saj tregoi dy ditë më parë se fillimisht e ka dërguar 22-vjeçaren në urgjencën e Laçit, por atje mungonin mjekët e specializuar. Më pas, ata e çuan në maternitetin e Lezhës. Mjekët e spitalit të Lezhës kanë treguar se ajo është pritur nga mjekët obstetër dhe është vendosur për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas familjarëve, Lorena kishte ankuar vetëm dhimbje barku dhe ka shkuar me këmbët e veta në maternitet, por kanë mbetur të shtangur kur mjekët u kanë komunikuar se ajo ka pasur komplikacion, që i ka shkaktuar vdekjen.
Top Channel