Bllokimi i punës në rafinerine e Fierit nga organet tatimore ka shkaktuar protestë të punëtorëve të kompanisë “Armo”.
Ata u mblodhën në hyrjen e rafinerisë për të mos lejuar sekuestrimin e objektit ku punojnë afërsisht 270 vetë.
Punëtoret thonë se rreziku i shpërthimit si pasoje e ndalimit të papritur të punës në rafineri shtohet me kalimin e orëve.
Ata kërcënojne se do të protestojne deri në zgjidhjen e këtij problemi, pasi nuk kanë të ardhura të tjera ekonomike për familjet e tyre.
Sipas drejtuesve të kompanisë “Armo”, tatimorët kanë 1 javë që vijnë në rafineri dhe nuk kanë paraqitur një urdhër zyrtar për sekuestrim.
”Të nderuar zotërinj, jemi këtu sot të detyruar të dalim në protestë nga pjesë e strukturave shtetërore, të cilat kanë mbi tetë ditë që po bëjnë presion të vazhdueshëm nëpërmjet hetimit tatimor, për të na penguar në vazhdimin e punës. Këtu nuk ka urdhër bllokimi, ndërsa kjo është një uzinë kimike me rrezikshmëri të shkallës së lartë dhe bllokimi pa urdhër shkakton rrezik për jetën e punonjësve dhe ndotjen ekologjike. Ky është një krim i paprecedent që bëhet nga strukturat e shtetit, që kërkojnë nëpërmjet gjobave të përvetësojnë pjesë nga aksionet e ARMO”-s”, deklaroi drejtori i kompanisë, Bledar Myftaraj.
”Në Fier vazhdon të prodhohet naftë bruto, por nënproduktet nuk po lejohet të tregëtohen”, tha Aurel Stavre, drejtor i uzinës së Ballshit.
Kompania “Armo” ka të puensuar rreth 3 000 punonjës, pjesa më e madhe e të cileve në uzinën e Ballshit dhe rafinerine e Fierit.
Kjo e fundit shërben për perpunimin e naftës bruto
dhe nxjerrjen e nënprodukteve të saj, kryesisht bitum.
Bllokimi i llogarive behet me pretekstin e detyrimeve të papaguara, por kjo, sipas punëtorëve nuk është gjë tjetër veçse shantazh i segmenteve te caktuara të qeverisë shqiptare, për të marrë pjesë të aksioneve brenda kompanisë “Armo SH.A.”.
Top Channel