Snowden drejt Kubës?!

11/07/2013 23:30

Avioni i kompanisë “Aeroflot”, që lidh katër herë në javë aeroportin e “Sheremetijevo”, të Moskës, me “Hose Marti”, në Havana të Kubës, u nis në orarin e duhur.

Por, diçka e çuditshme ndodhi dhe kjo lidhet – ndoshta – me udhëtimin sekret të ish-nëpunësit të CIA-s, Edward Snowden.

Avioni nuk ndoqi itinerarin e zakonshëm mbi Skandinavi,  Islandë, Grenlandë dhe të kthehej më pas në jug, mbi Kanada e Shtetet e Bashkuara. Kësaj here, ai përshkoi Atlantikun, pasi fluturoi mbi Bjellorusi, Poloni, Republikën Çeke, Gjermani dhe Francë.

Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” shkruan se avioni, për të mos fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara, ka zgjedhur këtë korridor ajror. Sipas gazetës, i bllokuar në aeroportin e Moskës, Edward Snowden, njeriu që publikoi skandalin e përgjimeve në Shtetet e Bashkuara, po përpiqet të gjejë rrugën për të mbërritur në Venezuelë, Bolivi apo Nikaragua, tre shtetet e Amerikës Latine, që i ofruan atij azil politik.

Por, “Washington Post” nuk mund të konfirmojë praninë e Snowden-it, duke thënë se mund të ketë edhe një arsye tjetër për ndryshimin e itinerarit të avionit. Në anën tjetër, vihet në dyshim prania e Snowden-it, sepse avioni ka fluturuar pa asnjë problem mbi Gjermani dhe Francë, dy shtete aleate të SHBA-ve, që nuk kanë patur asnjë problem dhe e kanë lejuar të kalojë.

Por, në përditësimin që i bën shkrimit, “Washington Post” shpjegon se nuk kanë qenë të paktë avionët, që kanë devijuar rrugën, si pasojë e turbulencave mbi Grenlandë.

Ndoshta është e mundur, që Snowden të ndodhet në bordin e avionit – shkruan prestigjiozja amerikane, – por devijimi i fluturimit mund të jetë, më shumë, pasojë e kushteve të motit dhe jo për arsye politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA