Peru, 16 të vdekur, autobusi në humnerë

11/07/2013 03:45

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas incidentit me një autobus, që përfundoi në një humnerë 200 metra të thellë, në rajonin e Huancavelica, në jug-lindje të Perusë.

Lajmi bëhet i ditur nga policia peruane, sipas së cilës autobusi ka dalë nga karrexhata për motive ende të panjohura, në një rrugë të ngushtë rreth 450 km nga kryeqyteti Lima.

Në këtë shtet amerikano-jugor, të tilla incidente janë të shpeshta.

1 i vdekur nga stuhia tropikale në Republikën Domenikane
Stuhia “Chantal” ka goditur bregun jugor të ishullit Hispaniola

Zjarrfikësi Juan Ramon Rodriguez është rrëmbyer nga vërshimi i ujrave, teksa përpiqej të pastronte mbetjet pas ikjes së stuhisë në Maimon.

Qendra Kombëtare e Uraganëve, në Amerikë, bëri të ditur se “Chantal” “u kthye në një valë tropikale” rreth orës 22:00, teksa prodhoi reshje të dendura dhe erëra mëse të forta.

Stuhia ndodhet aktualisht 370 km në lindje të Kingston-it, në Xhamajkë, ndërkohë që po lëviz me drejtim perëndimin. Mbetje të “Chantal” priten të shpërhapen në Xhamajkë dhe Kubën lindore, gjatë natës së të mërkurës dhe ditës së enjte.

Autoritetet domenikane kanë evakuuar mijëra persona nga komunitetet, që konsiderohen nën rrezik të madh prej vërshimit të ujrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA