Elbasan, dhunojnë dy policë, prangosen babë e bir

11/07/2013 00:00

Një sherr banal i ndodhur mesditën e së mërkurës në një rrugicë të
lagjes “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, ka përfunduar me dhunimin e
dy efektivave të policisë.

Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se policia ka marrë një informacion se dy grupe ziheshin me njëri-tjetrin me grushte në lagjen “11 Nëntori” dhe menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi makina e patrullës.

Dy efektivët I.C. dhe Y.Ll. në fillim kanë ndërhyrë për të shuar sherrin mes dy grupeve. Por më pas, babë e bir, Ilir dhe Edvin Binjaku, kanë nisur të godasin me grushte dhe me shkelma dy efektivët e policisë, të cilët kanë kërkuar përforcime nga kolegët. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e babë e bir, të cilët akuzohen për dhunën e ushtruar ndaj dy efektivëve. Ndërkaq, punonjësit e policisë pritet të depozitojnë kallëzim për këtë rast edhe pranë prokurorisë së rrethit.

Top Channel