
“Vëllazëria Muslimane” deklaroi se do të vazhdojë protestat paqësore deri në momentin kur të rikthehet në pushtet presidenti i rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi.
Mijëra mbështetës të Morsit janë mbledhur pranë kazermave ushtarake në Kajro ku mendohet se mbahet i izoluar ish-presidenti Morsi.
Deklarata e “Vëllazërisë Muslimane” u lëshua një ditë pas lëshimit të urdhër-arresteve nga ana e prokurorëve egjiptianë për arrestimin e dhjetra drejtuesve të lartë të saj me akuzën e nxitjes së dhunës në vend.
Urdhër-arrest u lëshua edhe për kreun e kësaj lëvizje Mohammed Badei. Morsi u rrëzua nga ushtria një vit pasi zgjedhjes së tij në krye të Egjiptit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të vazhdojnë me planin për dërgimin e katër avionëve luftarakë F-16 brenda pak javësh, pavarësisht krizës politike në vend.
Top Channel