Vdes në spital, e qëlloi kunati për tokën
10/07/2013 00:00
Agim Visha nuk ka mundur t’i mbijetojë plumbave që i kunati derdhi mbi
të pas një debati për 700 metra tokë. Pas katër ditësh në gjendje kome,
46-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e të mërkurës në Spitalin
Ushtarak.
Visha u qëllua më 4 korrik, në një lokal në vendin e quajtur Lanabregas në kryeqytet.
Policia identifikoi menjëherë autorin e ngjarjes i cili është shtetasi Fatos Lika, 34 vjeç, burri i motrës së Vishës. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti për 700 metra tokë ka qenë motivi i ngjarjes. Autori është ende në kërkim policor.
Top Channel