Shkodër, zjarri përfshin godinën

10/07/2013 00:00

Një banesë private dy-katëshe, ku jetonin pesë familje, është shkrumbuar nga flakët, në lagjen “’Dërgut” në qytetin e Shkodrës, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Flakët fillimit kanë përfshirë katin e parë të banesës, e më pas janë përhapur dhe në katin e dytë. Me gjithë ndërhyrjen e katër zjarrfikësve, forcave të rendit dhe banorëve të zonës, zjarri ka arritur të shkrumbojë gjithçka. Madje, situata është bërë e rrezikshme për zjarrfikësit, kur në banesë kanë nisur të shpërthejnë bombulat e gazit.

Pas rreth dy orë beteje me zjarrin, zjarrfikësit kanë arritur të izolojnë vatrën, duke shpëtuar banesat aty pranë.

Një grup hetimor nga policia e Shkodrës ka nisur hetimet, në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, që për momentin ende nuk dihen, ndërkohë që rreth 20 banorë, që jetonin në këtë godine, kanë mbetur në qiell të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB