Ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në fshatin Vukatanë të
Shkodrës, ku një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën, krim ky i
kryer brenda pjesëtarëve të të njëjtit fis, duket se ka patur si shkak
një motiv banal.
Burime në vendngjarje thonë se gjithçka ka nisur pas konfliktit se bagetitë kishin prishur hardhite. Sipas policisë mesohet se shtetasi Nik Muri 54 vjeç ka debatuar me nipin e tij Gjin Murri 23 vjeç dhe në debat janë përfshirë dhe meshkujt e tjerë të të dy familjeve.
Grindja mes tyre ka nisur fillimisht per debat banal, ku Nika ka shprehur pëkënaqësi që bagëtitë i kishin demtuar hardhitë. Kaq eshte dashur qe mes palëve pastaj te fillojë dhe debati per pronesine e rruges ne vendin ku familja e Mark Murit kishte nisur te bente nje ndertim.
Shtetasi Çesk Muri 23 vjeç, ne bashkepunim me babanë e tij Nik Murit ka marre armen e zjarrit dhe qelloi ne drejt djemve te xhaxhait. Per pasojë ka mbetur i vdekur ne vend Gjin Muri 23 vjec dhe jane plagosur shetasit Aleksander Muri, Gjin Muri, vellezerit e viktimes dhe u plagosen lehte nga goditja me sende te forta dy autoret e ngjarjes babe e bir Nik dhe Çesk Muri.
Policia ka arrestuar në flagrance si autorë te ngjarjes shtetasit bab e bir, nen akuzen “vrasje per shkak te marrëdhenieve familjare e kryer ne bashkepunim”.
Ndersa familja e Mark Murit ka hapur dyert e mortit, banesa e autorëve te ngjarjes qe ndodhet vetem pak metra larg shtepisë se viktimes eshte marre ne mbrojtje nga policia, nga frika ndonje hakmarrje mes palëve.
Top Channel