
Një video amatore e postuar në internet që tregon një grup mbështetësish të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi duke rrahur barbarisht një grup të rinjsh në tarracën e një ndërtese, ka shkaktuar zemëratë në Egjipt.
Në pamjet e publikuara, një grup të rinjsh anti-Morsi ishin ngjitur në tarracën e një pallati në qytetin e Aleksandrisë për t’u shpëtuar mbështetësve të “Vëllazërisë Muslimane”.
Ata goditen u goditen me gurë nga poshtë dhe më pas u hodhën nga një lartësi prej 25 metrash. Njëri prej tyre gjeti vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në spital me fraktura e brinjë të thyera në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në video një person është identifikuar. Ai është arrestuar më pas nga policia vendase. Në dëshminë e tij publike ai shfaqi pendesë për aktin në fjalë, ndërsa tha se për këtë meritonte të ndëshkohej me dënimin me vdekje…që me siguri do ta marrë.
Video ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin vendas. Drejtuesi i një emisioni të famshëm në televizionet egjiptiane kritikoi ashpër “Vëllazërinë Muslimane” duke i quajtur të gjithë mbështetësit e saj “kafshë”.
“Në jetën time nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Ju jeni kafshë! Kafshë! Kjo është e tmerrshme!”, tha ai.
Top Channel