Kinë, rrëshqet toka, mbi 40 viktima

10/07/2013 00:00

Të paktën 40 persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen pas rrëshqitjes së një masivi të madh toke në provincën Sichuan në Kinë.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në qytetin Zhongxing mëngjesin e së mërkurës. Më shumë se 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje. Agjencia e lajmeve Xinhua thotë se rrëshqitja e tokës ndodhi si pasojë e shirave të mëdha që kanë përfshirë rajonin për ditë me radhë.

Rreth 2 kilometër katërorë tokë ka lëvizur, duke mbuluar të paktën 11 shtëpi. Nuk dihet ende numri i saktë i personave që kanë humbur jetën nga incidenti, por mendohet se ai tejkalon 40 persona.

Shirat e dendura që kanë përfshira disa pjesë të Kinës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Të martën një urë po në provincën e Sichuanit u shemb si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit. 12 persona janë shpallur të zhdukur nga incidenti në fjalë

Top Channel