Zona e Tërbufit, një sipërfaqe e madhe që dikur sillte prodhime të mëdha bujqësore sërish kultivohet gjërësisht nga bujqit.

Por kjo fushë e madhe për shkak të mungesës apo shkatërrimit të kanaleve kulluese edhe vaditëse, në dimër përmbytet dhe në verë thahet për ujë.

Të gjitha kanalet parësore janë bllokuar prej 23 vjetësh dhe në asnjë prej parcelave nuk mund të dërgohet ujë me rrjedhje të lirë. Fermerët për të vaditur duhet të blejnë pompa dhe tubacione duke rritur shumë kostot e prodhimit.

Këto tuba kalojnë në rrugë për të sjellë ujin me pompë në parcelat e mbjella. Ndërtimi i një impianti të tillë kushton minimalisht 150 mijë lekë, ndërsa për ta vënë në punë duhen cdo ditë dhjetra litra karburant.

Zona e Tërbufit është me prodhimtari të lartë, por mungesa tërësore e infrastrukturës ndihmëse dhe vecanërisht ujitjes e bën bujqësinë në këtë zonë aspak efektive.

Top Channel