Liban, shpërthimi trondit Bejrutin

09/07/2013 00:00

Bejruti u trondit të martën nga një shpërthim i fuqishëm që plagosi gati
40 vetë dhe shënjestra e sulmit ka qenë pikërisht lagjia Beir el-Abed e
kryeqytetit libanez, që njihet si qendër e Hezbollahut.

Pamjet filmike të transmetuara nga rrjetet informative ndërkombëtare tregojnë automjete të përfshira nga flakët dhe re tymi që ngrihen mbi zonë.

Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e sulmit, por në më shumë se një rast rebelët në Sirinë fqinje kanë kërcënuar se do ta godisnin Hezbollahun për mbështetjen që i ka dhënë presidentit Bashar Al Assad, duke e ndihmuar edhe me luftëtarë.

Të dërguarit e grupit militant besohet se ishin vendimtarë për fitoren strategjike të forcave qeveritare siriane në qytetin e Kuserit. Ministri i Brendshëm libanez deklaroi se shpërthimi ka për qëllim të krijojë një carje të madhe mes sunitëve dhe shiitëve, por ai këmbënguli se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur vërtet.

Top Channel