
Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi parashikimet për rritjen ekonomike globale në 2013 dhe 2014, duke i ulur ato përkatësisht në 3.1 dhe 3.8 përqind.
Në raportin e FMN-së thuhet se në uljen e rritjes ekonomike globale kanë efekt kryesor ulja e rritjes ekonomike të vendeve të mëdha me ekonomi në zhvillim, si Kina, India, Brazili apo Afrika e Jugut.
Në të gjitha këto vende të dhënat flasin për një ngadalësim të rritjes ekonomike, ndërsa vec këtij faktor tjetër kryesor është edhe situata e paqendrueshme ekonomike në Eurozonë. Parashikimet janë që kjo situatë të vazhdojë edhe në 2014 në vendet e monedhës së përbashkët, disa prej të cilave janë zhytur prej vitesh në recesion.
FMN paralajmëroi gjithashtu se rritja ekonomike do të reduktohet edhe për disa vende të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, ndërsa në Shtetet e Bashkuara rritja ekonomike pritet të rritet nga 1.7 në 2013 në 2.7 në vitin 2014.
Top Channel