Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Pesë muaj pas kalimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë në
administrim shtetëror, administratori i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi
thotë se kompania ka arritur të likuidojë 181 milionë dollarë nga
borxhet e trashëguara nga koha kur administrohej nga cekët.
“Kompania deri tani ka likuiduar 181 milionë dollare. Likuidimet janë: KESH 60 milionë dollarë, OST 20 milionë dollarë, energji e importit e prapambetur dhe e re rreth 30 milionë dollarë”, tha Dollapi.
Duke iu referuar 11 kompanive që mblidhnin debitë e CEZ Shpërndarje në këmbim të përfitimeve nga 23 në 54 për qind të shumës së akumuluar, e që në total llogaritet në 12 milionë dollarë, administratori i CEZ thotë se këto marrëveshje janë ndërprerë.
Duke iu referuar kërkesës së ERE për importin e energjisë, administratori i CEZ Shpërndarje sqaroi se gjatë muajve prill, maj, qershor nuk është importuar për shkak se KESH kishte mbiprodhim si pasoje e prurjeve te medha në kaskadën e Drinit. Importi i energjisë sipas zotit Dollapi pritet të nisë në muajin gusht, shtator.
Top Channel