Afrikë J., Mandela vazhdon në gjendje kritike

09/07/2013 15:45

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe fituesi i Nobelit për Paqen, Nelson Mandela, mbetet në gjendje kritike për jetën, i shtruar në një spital në Pretoria.

94-vjeçari vuan nga një ndërlikim i rëndë në mushkëri, shkaktuar nga një infeksion dhe prej disa javësh arrin të jetojë vetëm falë asistencës së apartuarave mjekësore.

Ndërsa gjendja mbetet e rëndë, heroi afrikanojugor në luftën kundër diskriminimit racor, gjithsesi është në një gjendje të stabilizuar.

Presidenti i parë me ngjyrë në vendin e tij, Mandela mbetet i shtruar në spital që prej datës 8 qershor.

Ndërkohë, turma njerëzish grymbullohen në mënyrë të përditshme përpara spitalit, për të shprehur mbështetjen e tyre për Mandelën.

I burgosur për 27 vjet për luftën e tij kundër autoriteteve të drejtuar nga pakica e bardhë, Mandela u lirua nga burgu në vitin 1990, duke u shndërrua në një legjendë të gjallë për të gjithë njerëzit me ngjyrë dhe luftën e tyre për barazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA