Afrika Qendrore, me miliona në rrezik jete

09/07/2013 15:50

Republika e Afrikës Qendrore është braktisur në fatin e saj dhe me miliona qytetarë rrezikojnë të vdesin nga sëmundjet e kequshqimi, pasi agjensitë humanitare u larguan nga vendi pas grushtit të shtetit të marsit.

Organizata e mirënjohur e Mjekëve pa Kufi (Medecins Sans Frontieres) deklaroi gjatë së shumica e organizatave kanë braktisur tashmë kryeqytetin, duke cituar mungesën e sigurisë.

Si rrjedhojë, sistemi shëndetësor në atë që është një prej vendeve më të varfëra të botës është shembur dhe vetëm në pak muaj, rastet e infektimit me malarje janë rritur me 40%.

Njëkohësisht, të rrezikuarit nga uria nuk po marrin më ndihma dhe çdo përkrahje tjetër është ndërprerë për miliona banorë të zhytur në varfëri ekstreme.

Aktualisht, situata në vendin afrikan është tepër e rëndë, që kur një grusht shteti i kryesuar nga Michel Djotodia pushtoi kryeqytetin Bangui dhe hoqi nga detyra presidentin Francois Bozize.

Republika e Afrikës Qëndrore ka një popullsi prej rreth 5 milionë banorësh, të shpërndarë në një sipërfaqe më e madhe se Franca, ndërsa të ardhurat mesatere për frymë janë prej rreth 440 dollarësh në vit.

Si rrjedhoje e kombinimit te varferise ekstreme, kequshqimit, mungeses se aksesit ndaj ujit te pijshem dhe sherbimit shendetesor, jetegjatesia mesatare ne Republiken e Afrikes Qendrore, nje ish-koloni franceze eshter 45 vjec per burrat dhe 48 vjec per grate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA