SHBA, aksidenti ajror, 10 të vdekur

08/07/2013 15:45

Një avion i vogël me dy motorë u përplas në shtetin amerikan të Alaskës duke vrarë dhjetë pasagjerët e anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bord.

Lajmi u raportua të hënën nga rrjeti gjigant i informacionit “CNN”.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të së dielës në aeroportin e Soldotnës, pranë kryeqendrës së shtetit, Anchorage.

Arsyet që çuan në këtë fatkeqësi janë objekt hetimesh, por dëshmitarë thanë se avioni kishte shpërthyer në flakë pak pas nisjes e ishte përplasur dhunshëm me terrenin.

Përpara aksidentit që përfshiu modelin “De Havilland”, një Boeing koreanojugor u aksidentua në fundjavë në aeroportin e San Françiskos ndërsa ndodhej në fazë ulje.

Si rrjedhojë e aksidentit, dy udhëtarë mbetën të vrarë, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA