Pa një zgjidhje për luftën civile në Siri, shqetesimet se vendi mund te shkoje drejt shperberjes sa vijnë e po shtohen.
Me dy vjet e gjysmë luftë civile, më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona civilë të zhvendosur, ekspertet e vene ne dyshim mundësinë e një Sirie të bashkuar.
Frika tani eshte qe vendi te kthehet ne nje skenë të tmerrshme që do të destabilizonte gjithë rajonin.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të furnizuar me mjete ushtarake kryengritësit sirianë pasi arritën në përfundimin se qeveria e Presidentit Bashar al-Assad kishte përdorur armë kimike gjatë luftës civile.
Por, vezhguesit mendojne se Obama duhet te beje perpjekje me te medha dhe sa me shpejt qe Siria te mos shkoje drejt copetimit.
Top Channel