Kinë, korrupsioni, dënohet me vdekje ish-ministri

08/07/2013 15:45

Ndëshkimi për korrupsion në Kinë është nga më të ashprit në bote. Ish-ministri vendas i hekurudhave ka marrë për të tilla akuza dënimin me vdekje me kusht, që do të thote se pas dy vitesh provë, ai do të ekzekutohet ose dënohet me burgim të përjetshëm.

Liu mori portofolin ministror në vitin 2003. Tetë vjet më vonë ai u shkarkua nga posti nën dyshimin se kishte marrë ryshfet për dhënien e kontratave për zgjerimin e shpejtë të rrjetit hekurudhor për trenat me shpejtësi të madhe në Kinë.

Në aktakuzë thuhet se zyrtari i larte ka marrë rryshfet prej vitit 1986 deri në vitin 2011 një total prej 64.6 milionë juanesh, përkatësisht rreth  tetë milionë euro.

Për këtë arsye, 60-vjeçari  konsiderohet pergjegjes per “shperdorim masiv të parave publike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA