Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e të shtunës në Durrës dhe në Milot, me pasojë vdekjen e dy personave.
Aksidenti i parë ndodhi në vendin e njohur si “rreth-rrotullimi i Shën Vlashit”, kur drejtuesi i mjetit Shpëtim Tepshi humbi kontrollin e makines.
Policia e Shtetit informoi se automjeti i përfshirë në aksident, një Benz me targa DR 5629 D ishte përplasur dhunshëm me trafikndarësen e rreth-rrotullimit.
Si rrjedhojë, gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, që në atë moment po udhëtonte i vetëm.
Ndërsa aksidenti tjetër është regjistruar rreth orës 09:00, në aksin rrugor Milot-Rubik, pranë lagjes së Skelajve, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është shtetasi Antonio Keçi, 40 vjeç. Ndërkaq uniformat blu të Milotit kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht mendohet se viktima ka udhëtuar me shpejtësi jashtë normave të lejuara.
Top Channel