Egjipt, ushtria lejon protestat paqësore

05/07/2013 00:00

Ushtria egjiptiane do të garantojë të drejtën për protesta paqësore dhe ditën e premte mbështetësit e “Vëllazërisë Muslimane” do të organizojnë një demonstratë pasi ushtria rrëzoi nga pushteti Muhamed Mursin.

Udhëheqësi i përkohshëm i vendit, Adli Mahmud Mansur, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, ka kërkuar ndërkohë të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ashtu siç kërkon populli, por nuk ka dhënë ende një date për to.

Zëdhënësi i “Vëllazërisë Muslimane” ka bërë të ditur se nuk do të ketë bashkëpunim me regjimin e ri. Morsi aktualisht është në arrest shtëpie, ashtu si disa nga zyrtarët e lartë të “Vëllazërisë Muslimane”.

Mohamed Mursi u rrëzua nga pushteti ditën e mërkurë, pas një grushti shteti të udhëhequr nga forcat e armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA